Qendra Turistike Rekreativo Sportive në Taraxhë

Është një qendër unike, me karakter multi-funksional dhe me impakt kombëtar. Brenda qendrës do të jetë një kompleks gjithëpërfshirës, me sport dhe rekreacion, spa, hotel malor dhe villa malore.

Përmbajtjet sportive dhe rekreative-në këtë grup përfshihen: Pishina olimpike, palestra, terrenet e jashtme sportive (futboll, basketboll, volejboll, tenis), parku me gjelbërim të lartë, shtigjet malore për ecje, vrapim dhe çiklizëm.

Të gjitha këto përmbajtje kanë funksione autonome, në shërbim të vizitorëve të jashtëm, por gjithashtu shërbejnë edhe në kuadër të Qendrës Rekreative. Kjo qendër synon të jetë lokacioni më i rëndësishëm për përgatitje sportive në rajon (futboll, basketboll, volejboll, not, etj.).

Hoteli malor-SPA-do të jetë në funksion të zhvillimit të turizmit malor dhe në funksion të akomodimit dhe të mysafirëve për qëllime të përgatitjeve sportive.

Këto funksione janë të një rëndësie të madhe për këtë zone, e cila është e njohur për dëlirësine e saj natyrore dhe potencialin e madh për zhvillimin e turizmit malor.

Ky hotel do të jetë një shtytje e zhvillimit të këtij lloji të turizmit dhë do të jetë si pikë akomodimi e turizmit malor të Qyqavicës.

Gjithashtu, qendra SPA do të jetë e vetmja në këtë rajon dhe si e tillë, synon të jetë qendra gravituese e akomodimit të sportistëve të ndryshëm dhe të pasionuarve pas natyrës.

Villat malore-do të jetë një lagje me villa malore (gjithsej 14 copë). Kjo lagje do të jetë në shërbim të vizitorëve, që dëshirojnë t’i kalojnë pushimet apo për qëndrime të shkurtra. Villat do të jenë në mes të natyrës dhe të inkorporuara në terren, pa impakt negative në siluetën e kodrës apo peisazhin përreth.
Kjo lagje është e larguar mjaftueshëm nga përmbajtjet tjera, që të sigurohet qetësi dhe privatësi në këtë ambient idilik natyror.

Si konkluzion i kësaj, Qendra Rekreative Taraxha është një projekt i qëndrueshëm, me impakt pozitiv ekonomik, social dhe mjedisor.

Planet

Create your account